Conference League/ Chelsea një hap larg gjysmëfinales, fiton dhe Fiorentina

Nga Dea Kozma
11 Prill 2025, 11:33 | Futboll

Conference League/ Chelsea një hap larg gjysmëfinales, fiton dhe

Kjo e enjte mbylli dhe ndeshjet e para të fazës çerekfinale në Conference League.

Chelsea është vetëm një hap larg gjysmëfinales teksa mposhti 3-0 Legian e Varshavës në transfertë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën presioni u rrit, shkruan A2.

George dhe Madueke dy herë ishin autorët e golave që mbyllën takimin me rezultatin final 3-0.

Fitore regjistroi dhe Fiorentina që mundi 1-2 sllovenët e Celje. Tani llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura në ndeshjet e kthimit që do të luhet pas një 1 javë ne Firence.

Fitore regjistruan dhe Real Betis e Rapidi i Vienës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos