Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen u përballën mbrëmjen e së martës për fazën e 1/8 në Kupën e Gjermanisë, ku triumfuan “aspirinat” me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Tella, në minutën e 69.
Vendasit e Bayern Munchen mbetën me 10 lojtarë shumë shpejt, që në minutën e 17, pas kartonit të kuq të portierit Manuel Neuer, shkruan A2 CNN.
Granit Xhaka luajti 90 minuta në këtë supersfidë dhe bëri një paraqitje fantastike.
Falë këtij suksesi, Leverkusen ka siguruar biletën për në raundin pasardhës të Kupës së Gjermanisë. (A2 Televizion)