Kombëtarja shqiptare po bënë dhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës. Kuqezinjtë mbërritën në Pragë dhe me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Pavarësisht kësaj, trajneri Sylvinho ka disa dyshime për 11 titullarët që do të hedhë në fushë, raporton A2 CNN.
I kushtëzuar nga dy mungesat në prapavijë Gjimshiti dhe Ajeti, ,e shumë gjasa Sylvinho do t’i besojë një vend titullari Marash Kumbullës dhe Ardian Ismajlit në qendrën e mbrojtjes ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve, nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ajo çfarë pamë në Kampionatin Europian.
Me skemën 4-3-3 , në portë do të jetë Tomas Strakosha, mbrojtja nga krahët, Hysaj në të djathtë dhe Mitaj nga e majta. Përpara tyre rreshtohet treshja në mesfushë, Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin dhe Qazim Laçin ndërsa Nedim Bajrami spostohet përpara dhe së bashku me Jasir Asanin do të ndihmojnë Rey Manaj në qendër të sulmit, shkruan A2 CNN. Mbetet për t’u parë, nëse seanca e fundit e Sylvinho-s do të ndryshojë apo jo diçka në skemën e brazilianit.
Dueli ndaj Ukrainës do të luhet të shtunën në 7 shtator në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45. (A2 Televizion)