Edon Zhegrova ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes pas paraqitjes pozitive ndaj Real Madridit.
25-vjeçari përveçse fitoi penalltinë që i dha tre pikë francezëve, ai ishte i pandalshëm përballe yjeve madrilenë.
I kudondodhur dhe me një performancë të një niveli tepër të lartë, Zhegrova la në hije emra si Vinicus apo Bellingham.
Në fund të 90 minutave, shqiptari u vlerësua nga UEFA me çmimin e “Lojtarit më të mirë të ndeshjes duke u bërë dhe kosovari i parë që e arrin në këtë në Champions League. (A2 Televizion)