Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua 79 milionë paund nga "The Reds". 23-vjeçari Ekitike prej kohësh ishte në listën e dëshirave të trajnerit Arne Slot. Francezi kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi kontratë 6-vjeçare me Liverpool.
Ai do t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitor në Azi, por nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës miqësore, atë ndaj Milanit.
Ekitike është lojtari i pestë i transferuar gjatë verës nga klubi anglez, pas Florian Wirtz, Jeremy Frimpong, Milos Kerkez dhe Giorgi Mamardashvili, duke kaluar vleren e 290 milionë paund shpenzime nga kampionët e Anglisë.
Markos Rashford ka mbërritur në Barcelonë dhe është gati për aventurën e tij të re. Futbollisti që kërkohej dhe nga Juventusi ka zgjedhur katalanasit që e kanë marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 30 milionë euro. Sipas marrëveshjes, klubi katalanas do t’i paguajë rrogën lojtarit, i cili ka pranuar ta ulë atë me 15% nga ajo çfarë merrte te Manchester United. (A2 Televizion)