ZYRTARE/ Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 08:34 | Futboll

ZYRTARE/ Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

Armando Sadiku është lojtari më i ri i Belinzonës në Zvicër. ekip që luan në kategorinë e dytë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares u përfol më parë për një rikthim tek Elbasani, por në fund asgjë nuk u konkretizua për Superioren, kështu që 34-vjeçari vijon të japë kontributin e tij jashtë Shqipërisë.

“Armando Sadiku është lojtari i ri i Belinzonës. Belinzona ka kënaqësinë të mirëpresë një sulmues të vërtetë me përvojë ndërkombëtare: Armando Sadiku. I lindur në vitin 1991, sulmuesi shqiptar me një karrierë të pasur dhe të respektuar ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Zyrih, Lugano, Legia Varshavës dhe Levante", lexohet në njoftimin e klubit nga Zvicra, shkruan A2.

"Ai ka luajtur në kampionatet e Superligës, Ekstraklasa, La Liga dhe në liga të tjera europiane, duke sjellë me vete eksperiencë, karizëm dhe më shumë se 30 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, për të cilën ka shënuar në fazën e grupeve të Euro 2016, me një gol historik kundër Rumanisë. Fuqia fizike, instinkti i golit dhe mentaliteti fitues janë tashmë në shërbim të sulmit të skuadrës. Me të, Belinzona synon më lart. Mirë se erdhe në Belinzona, Armando!”, shton njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos