“UEFA Mafia”, pankarta gjigante e Dortmund në Champions

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 09:38 | Futboll

“UEFA Mafia”, pankarta gjigante e Dortmund në Champions

Nata e kaluar në Champions League është shënuar me një protestë të madhe nga tifozët e Borusia të Dortmund, e cila raportohet të jetë mbështetur dhe nga shumë ekipe të tjera.

Në prag të nisjes së ndeshjes mes vedhezinjve me Celtic, “Muri” i gjermanëve ka shfaqur në shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park” një pankartë të madhe ku shkruhej “UEFA Mafia”.

Poshtë saj kishte një mbishkrim më të vogël ku shkruhej: “Juve nuk iu intereson sporti, iu intereson vetëm paraja” dhe sipër tij ishte adresa e internetit “www.nein-zur-cl-reform.de”.

Në këtë link do të mund të gjeni Deklaratën e Përbashkët për reformën e garave të UEFA-s, për të cilën kanë rënë dakord 20 grupe tifozësh të klubeve evropiane. 

“Përveç ngarkesës më të madhe për lojtarët dhe tifozët, kjo do të shoqërohet veçanërisht me një rritje të të ardhurave, gjë që do të forcojë strukturat ekzistuese në futbollin evropian të klubeve dhe do të përkeqësojë disbalancën brenda ligave kombëtare”.

“U bëjmë thirrje përgjegjësve që të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme për futbollin pan-evropian për të siguruar gara të ndershme dhe emocionuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në këtë adresë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos