Në ambientet e shtëpisë së futbollit u prezantua sot trajneri i ri i kombëtares shqiptare.
Rolando Maran do të drejtojë kuqezinjtë, duke zëvendësuar trajnerin Silvinho, i cili mbyll kështu epokën e tij pas tre vitesh e gjysmë. Në fjalët e tij të para, Maran u shpreh se e njeh mirë ekipin shqiptar, ndërsa theksoi se është një nder të përfaqësojë një kombëtare.
I pranishëm në prezantim ishte edhe tekniku Silvinho, i cili përshëndeti për herë të fundit bashkëpunëtorët e tij.
Tekniku Rolando Maran do të nisë menjëherë punën me skuadrën më 1 qershor, në kuadër të dy miqësoreve të programuara këtë muaj ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. (A2 Televizion)