Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN, komentoi emërimin e Rolando Maran si trajner të ri të Shqipërisë.
Vata u shpreh skeptik për zgjedhjen e FSHF-së, duke theksuar faktin që kemi mbetur ende te shkolla e vjetër italiane, e cila po paraqet defekte në futbollin modern.
Po ashtu Vata tha se do kishte preferuar një trajner me kulturë strikte si Foden i Kosovës, apo një trajner shqiptar si “timonier” të kuqezinjve.
“Nuk është një surprizë e madhe, unë e kuptoj pak a shumë strategjinë e FSHF-së në 20-23 vitet e fundit. Mendoj që është fokusuar te një kulturë pune siç është shkolla italiane e futbollit, që në disa situata ka rezultuar pozitive, por në këtë moment që ne jetojmë, në futbollin modern, shkolla italiane e futbollit po paraqet shumë defekte, dhe sidomos shkolla e vjetër e futbollit, s’është ajo që i ka karakteristikat e duhura, për të ndihmuar mentalitetin e shkollës dhe kulturës sonë në futbollit, për të na dhënë një opsion, për t’u rritur. S’ka qenë ndonjë sforco e madhe për të rënë dakord me një trajner, si i sapo vendosur. Do kisha preferuar shumë të ndërronim kulturën e shkollës italiane. Për t’u fokusuar ndoshta si Kosova, te një kulturë strikte, e bazuar te disiplina dhe serioziteti, siç kanë bërë me Foden. Por në të njëjtën kohë do kisha preferuar të fokusoheshim te tregu i trajnerëve shqiptarë. Qoftë edhe trajneri i 21-vjeçarëve Alban Bushi, kur do jetë ai gati për t’u dhënë shansi, sepse kanë kaluar disa eliminatore, dhe ka mbetur tea to nivele”, tha Vata. (A2 Televizion)