Zyrtare/ Reus nis ëndrrën amerikane, transferohet te LA Galaxy

Nga Dea Kozma
16 Gusht 2024, 12:50 | Futboll

Zyrtare/ Reus nis ëndrrën amerikane, transferohet te LA Galaxy

Pasi u largua si legjendë nga Borussia Dortmund, Marko Reus ka zgjedhur të ndjekë “ëndrrën amerikane”.

Gjermani është zyrtarizuar te LA Galaxy, skuadër që militon në Major League Soccer, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

35-vjeçari transferohet si lojtar i lirë dhe firmos një kontratë 2-vjeçare apo e thënë ndryshe deri në qershor të vitit 2026.

Marko Reus ishte pjesë e Dortmundit që nga viti 2012, ku pavarësisht ofertave të shumta, ai zgjodhi të qëndronte besnik ndaj verdhezinjve për 12 vite. Reus shënoi 301 gola në 429 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet për klubin gjerman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos