“Jemi në negociata me FIFA-n”, Presidenti i Federatës së Iranit zbulon nëse do të marrë pjesë në Botëror

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 08:38 | Sport

“Jemi në negociata me FIFA-n”, Presidenti i Federatës

Federata Iraniane e Futbollit thotë se është në negociata me FIFA-n për zhvendosjen e ndeshjeve të Kupës së Botës të Iranit në Meksikë për arsye sigurie, raporton A2CNN. 

Mehdi Taj, Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, tha në një postim në X tha: “Kur Trump ka deklaruar shprehimisht se nuk mund të garantojë sigurinë e ekipit kombëtar iranian, ne sigurisht që nuk do të udhëtojmë për në Amerikë."

Ai shtoi: “Aktualisht po negociojmë me FIFA-n për të zhvilluar ndeshjet e Iranit në Kupën e Botës në Meksikë.”

Javën e kaluar, ministri i sportit i Iranit tha se nuk ishte e mundur që lojtarët iranianë të merrnin pjesë në turne, pasi SHBA-të nisën sulme ajrore së bashku me Izraelin kundër Iranit.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se Irani do të ishte “i mirëpritur në Kupën e Botës”, por se nuk beson se do të ishte “e përshtatshme që ata të ishin atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”.

Ekipi iranian është planifikuar të luajë dy ndeshje në fazën e grupeve në Los Angeles dhe një në Seattle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos