Lajm i mirë për Shqipërinë, Broja rikthehet në fushë me Burnley-n

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 21:08 | Sport

Lajm i mirë për Shqipërinë, Broja rikthehet në

Armando Broja ka marrë minuta loje në ndeshjen e sotme të Premier Ligës, mes Burnley dhe Bournemouth-it, që u mbyll në barazim pa gola.

Sulmuesi i Shqipërisë u aktivizua në minutën e 88-të ndeshjes, duke u rikthyer në fushën e blertë pas 5 ndeshjesh mungesë.

Një lajm i mirë edhe për trajnerin e kombëtares Silvinjo, në prag të ndeshjes së 26 marsit me Poloninë, që do të luhet në kuadër të gjysmëfinales së Play Off-it për kualifikim në Botëror.

Me gjithë problemet që ka patur me dëmtimet dhe ulje-ngritjet në karrierë, Broja konsiderohet një lojtarë me peshë te kombëtarja shqiptare, ku ka patur edhe një fanellë titullari në krahun e djathtë të sulmit. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos