Kosova synon të shkruajë historinë përballë Sllovakisë, zbulohet formacioni zyrtar

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 19:34 | Sport

Kosova synon të shkruajë historinë përballë

Është zbuluar formacioni i përfaqësueses së Kosovës, e cila ka sot një përballe historike kundër Sllovakisë në transfertë. Trajneri Foda do të luajë me skemën e zakonshme 5-3-2. Në sulm do të luajnë nga minuta e parë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Pesëshja e mbrojtjes përbëhët nga Lubardh Dellova, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajadari dhe Dion Gallapeni, ndërsa në mesfushë në krahun e djathtë do jetë Mërgim Vojvoda, në të majtë Florent Muslija.

Në qendër të mesfushës luajnë Elvis Rexhbeçaj dhe Veldin Hoxha. Nuk ka surpriza as në portë, ku do të jetë “gardiani”Arijanet Muriq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos