
Është zbuluar formacioni i kombëtares shqiptare për ndeshjen e sotme historike përballë Polonisë, që do të luhet në Varshavë në kuadër të Play Off-it për kualifikimin në Botëror.
Trajneri Silvinjo i ka qendruar besnik formacionit të tij të zakonshëm, ku ndryshimi i detyruar është Manaj që mungon në majën e sulmit.
Në fushë për Shqipërinë sot do të jenë: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.
Nedim Bajrami pritet të luajë si "9-sh fals" në ofensivën e kombëtares, i mbështetur nga Uzuni dhe Hoxha nga krahët.
Në formacionin që do të luajë nga minuta e parë nuk ka hapësirë për Ernest Muçin dhe Anis Mehmetin, të konsideruar si lojtarët më në formë të kuqezinjve për momentin. Megjithatë këta të fundit do të jenë në dispozicion të trajnerit për t'u aktivizuar përgjatë ndeshjes.

Sot kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo luajnë për historinë, duke u përballur në një ndeshje që vendos shumë për fatin Shqipërisë në Botërorin e Amerikës.
Në rast fitoreje në Varshavë Shqipëria do të luajë përballë çiftit Ukrainë-Suedi, që përcakton ekipin e kualifikuar për në kompeticionin prestigjioz. (A2 Televizion)