Botërori 2026, kombëtarja nis përgatitjen për sfidën me Poloninë

Nga Dea Kozma
23 Mars 2026, 19:26 | Sport

Kombëtarja shqiptare ka nisur të hënën zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, e vlefshme për Play Offin e Botërorit 2026. Ne seancën e parë stërvitore, grupi nuk ishte i plotë pasi tre lojtarë mungonin. Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, Myrto Uzunin dhe Ylber Ramadanin.

Dy të parët mungojnë për shkak të largësisë dhe skuadrave ku luajnë, ndërsa Ramadani nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak se u aktivizua mbrëmë me Leçen në duelin ndaj Romës.

Për të plotësuar grupin Silvinjo kishte thirrur dhe disa elementë nga Superiorja si Gjini i Vllaznisë apo Jazxhi, Boçi dhe Maçolli i Teutës. Kuqezinjtë janë shumë pranë ëndrrës për të marrë një biletë historike në Kupën e Botës.

Dueli Poloni-Shqipëri do të luhet këtë të enjte në orën 20:45 në Varshavë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos