
Në rast se Kosova fiton në transfertën e Sllovakisë, do të sfidojë Turqinë në finalen e Play Off-IT për kualifikimin në Botëror.
Kjo pasi Turqia fitoi 1-0 ndaj Rumanisë në gjysmëfinalen e Play Off-it për Botërorin me gol të Kadioglu.
Kosova do të përballet sot në mbrëmje në transfertën e Sllovakisë, ku një fitore do t’i afronte “Dardanët” te një kualifikim historik për në Botëror.
Në rast se Kosova kalon Sllovakinë, ndeshja finale me Turqinë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. (A2 Televizion)