100 mijë dollarë për një kosh, tifozi fatlum bën goditjen e pabesueshme (video)

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 10:36 | Sporte të tjera

100 mijë dollarë për një kosh, tifozi fatlum bën

Një tifoz i LA Lakers fitoi “xhekpotin” pasi realizoi një kosh të pabesueshëm nga gjysma e fushës duke i dhuruar vetes në këtë mënyrë një çmim prej 100 mijë dollarësh.

Në pushimin e pjesës së parë, gjatë ndeshjes së Lakers kundër Toronto Raptors, Fidel Olmos mori vëmendjen e të gjithë publikut në sfidën "Big Shot Jackpot" të MGM Rewards.

Ai mori vrull dhe la pas të gjitha emocionet dhe arriti ta fusë topin në kosh nga më shumë se 14 metra duke lënë pa fjalë të pranishmit, por edhe lojtarët që e përgëzuan burrin fatlum.

A2 CNN Livestream

Latest Videos