400 metra me pengesa, Mclaughlin-Levrone medalje ari dhe rekord bote

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 12:30 | Sporte të tjera

400 metra me pengesa, Mclaughlin-Levrone medalje ari dhe rekord bote

Atletja amerikane Mclaughlin-Levrone u konfirmua si kampione olimpike në garën e 400 metrave me pengesa. Titullin e mbrojti me kohën 50 sekonda e 37 të qindtat, duke thyer rekordin e botës që e mbante po ajo vetë.

Amerikania tjetër, Ana Kokrell fitoi medaljen e argjendit, ndërsa holandezja Femke Bol, e cila pritej të duelonte për medaljen e artë, humbi terren në 50 metrat e fundit dhe u kënaq vetëm me vendin e tretë.

Kjo është hera e gjashtë që Mclaughlin-Levron thyen rekordin e botës, duke e përmirësuar edhe më tepër primatin e vendosur në muajin qershor, në garat e zhvilluara në Amerikë. Në garën e 110 metrave me pengesa për meshkuj triumfoi Grent Halloway. Amerikani arriti më në fund që t’i shtonte medaljen e artë olimpike koleksionit të tij të shkëlqyer. Në gjysmën e garës, ai arriti të shkëputej një metër nga rivalët, përpara se të kalonte i pari në finish dhe të festonte suksesin.

26-vjeçari që në gjashtë vitet e fundit ka fituar çdo titull tjetër, duke përfshirë edhe tre kampionate botërorë, e ndali kronometrin në kohën 12.99 sekonda. Argjendi i shkoi amerikanit Roberts, ndërsa bronzi për xhamajkanin Bradbell.

Në garat e tjera të atletikës, amerikania Tara Dejvis-Ud’hollu shpall kampione olimpike në kërcim së gjati, duke shkurorëzuar gjermanen Malaika Mihambo që mori argjendin.

Ndërkohë, në hedhjen e shtizës, triumfoi pakistaneziArshad Nadem, që la pas indianin Çopra dhe Peters nga Grenada.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos