Shtetet e Bashkuara siguruan finalen e turnet të basketbollit për meshkuj në Paris 2024.
Amerikanët kaluan serbët me rezultatin e ngushtë 95-91 në një sfidë tejet të luftuar.
Triumfi i “Skuadrës së Ëndrrave” u realizua me përmbysje, vetëm në periodën e fundit të lojës, pasi u detyruan që thuajse gjatë gjithë lojës të ishin në ndjekje të kundërshtarëve.
Vendimtarë në suksesin e Shteteve të Bashkuara ishin yjet LeBron James dhe Stef Curry, me këtë të fundit që realizoi 12 herë në tentativat për 3 pikë.
Të shtunën amerikanët do të përballen me Francën vendase në finalen për medaljen e artë. Ata do të kërkojnë të fitojnë për herë të pestë me radhë titullin olimpik në basketboll për meshkuj. (A2 Televizion)