Antonelli, "Mbret" i Spanjës. Nis arratia e italianit drejt titullit botëror në F1

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 16:48 | Sporte të tjera

Antonelli, "Mbret" i Spanjës. Nis arratia e italianit drejt

Kimi Antonelli ka shkëlqyer në garën e parë të zhvilluar në pistën e re të Madring, duke siguruar një fitore të rëndësishme në kuadër të luftës për titullin kampion në Formula 1. Ai e kaloi vijën e finishit në vendin e parë, duke lënë pas holandezin e Red Bull, Max Verstappen, dhe britanikun e McLaren, Lando Norris.

Gara ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë, ndërsa diferencat mes protagonistëve kryesorë mbetën të vogla deri në xhirot e fundit. Bolonjezi arriti të menaxhojë më mirë momentet vendimtare dhe të ruajë avantazhin deri në fund, duke marrë një triumf që e "blindon" në krye të renditjes së përgjithshme, shkruan A2.

Në vendin e katërt u rendit piloti monegask i Ferrarit, Charles Leclerc. Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, Lewis Hamilton nuk arriti ta përfundojë garën. Ai u detyrua të tërhiqej pas një problemi në sistemin e frenimit, duke i dhënë fund para kohe një gare që premtonte shumë për të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos