Barazia gjinore nuk vlen për tenisin, numri 671 i meshkujve mund pa probleme numrin 1 të femrave

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 00:26 | Sporte të tjera

Barazia gjinore nuk vlen për tenisin, numri 671 i meshkujve mund pa

Tenisti Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenkën me rezultatin 6-3, 6-3 në një ndeshje ekzibiconi të quajtur “Beteja e gjinive”, zhvilluar të dielën në Dubai, një event që synonte të rikrijonte simbolikën e përballjes historike mes Billie Jean King dhe Bobby Riggs më shumë se 50 vite më parë. Megjithatë, kjo ndeshje moderne ngjalli debat dhe polemika mbi kuptimin dhe rëndësinë e saj në realitetin e sotëm të tenisit.

Përballja mes Sabalenkës, katër herë kampione Grand Slam dhe numri një e botës, dhe Kyrgios, i cili mban pozicionin e 671-të në renditjen e ATP dhe nuk luante prej 2 vitesh për shkak dëmtimi, u promovua kryesisht si argëtim. Kritikët paralajmëruan se evente të tilla rrezikojnë të minimizojnë arritjet e tenisit të femrave dhe të relativizojnë betejën për barazi gjinore në sport. Vetë Billie Jean King theksoi për BBC se, ndonëse emri ishte i njëjtë, kjo ndeshje nuk kishte aspak të njëjtën “peshë” dhe pasoja shoqërore si ajo e vitit 1973, e cila ishte një betejë e vërtetë për ndryshim kulturor.

Barazia gjinore nuk vlen për tenisin, numri 671 i meshkujve mund pa

Ndeshja u zhvillua para një salle të mbushur plot në Coca-Cola Arena në Dubai dhe u luajt me rregulla të modifikuara, përfshirë një fushë pak më të vogël në anën e Sabalenkës dhe vetëm një shërbim për pikë. Kyrgios arriti të përfitojë në momentet kyçe, duke thyer shërbimin e kundërshtares dhe duke marrë kontrollin e lojës, edhe pse shpesh u duk i lodhur dhe nën presion.

Pas ndeshjes, të dy sportistët folën me respekt për njëri-tjetrin. Kyrgios e cilësoi Sabalenkën si një kampione të jashtëzakonshme, ndërsa ajo theksoi se kishte dhënë një luftë të fortë dhe se një përballje e ardhshme do të ishte edhe më interesante. Pavarësisht debatit, eventi u pa si një spektakël që tërhoqi vëmendje dhe ringjalli diskutime mbi të ardhmen dhe barazinë në tenis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos