Këtë fundjavë nisi dhe kampionati në basketbollin e meshkujve, ku nuk pati surpriza.
Tirana mundi me rezultatin 78-72 Kamzën në palestrën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet. Një ndeshje me dy tablo, pasi në dy periodat e para ishin miqtë ata që diktonin lojën, ndërsa bardheblutë morën avantazhin vetëm në fillimin e të tretës. Endrit Hysenagolli ishte lojtari më i mirë i sfidës, me 24 pikë dhe 21 “rebound”, ndërsa në fund gjithçka u mbyll me shifrat 78-72.
Ndërkohë, në takimet e tjera fitore regjistroi Besëlidhja që mundi Apoloninë, ndërsa Teuta fitoi në Durrës ndaj Vllaznisë. (A2 Televizion)