Shqipëria mirëpret për herë të parë kupën botërore të tenisit, “Davis Cup”

Nga Dea Kozma
12 Qershor 2024, 16:47 | Sporte të tjera

Shqipëria mirëpriti për herë të parë Kupën Botërore të Tenisit për të Rritur, Davis Cup. Një nga eventet më të rëndësishme në këtë sport që bëri bashkë tenistë nga Shqipëria, Armenia, Lihtenshhtejni, Andorra, Malta dhe San Marino u organizua në Tiranë në mbështetjen dhe të Federatës shqiptare të Tenisit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar.  

Daniel Ostap, shqiptar i lindur në Amerikë dhe Joan Sura, i rritur në Greqi, janë dy nga sportistët e kombëtares shqiptare. Ata thanë për A2 CNN se gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në kompetcionet më të mëdha botërore.

Niveli i Tenisit në Shqipëri po rritet ndjeshëm ndërsa në të ardhmen pritet të ketë të tjera kompeticione të mëdha në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos