Vdes “logoja” e NBA

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 17:24 | Sporte të tjera

Jerry West, një nga personazhet më të rëndësishëm në historinë e basketbollit amerikan, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai njihet si logoja e NBA, pasi nga fotoja e tij me topin në dorë është marrë imazhi ikonë i kompeticionit.

Ai u shpall kampion me Minneapolis Lakers në vitin 1972, ndërsa 8 herë të tjera ka shkuar deri në finale, por duke i humbur këto finale.

Numri 44, numër që është tërhequr nga Lakers, nisi karrierën si trajner kur la atë si lojtar, por nuk e zgjati shumë. Ai u bë drejtues shumë i suksesshëm, duke fituar 8 tituj kampion në NBA (6 me Lakers dhe 2 si këshilltar i Warriors).

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos