Red Bull mbetet skuadra për tu mposhtur në Formula 1. Kjo u konfirmua edhe në ditën e parë të provave të sezonit të ri, të cilat u zhvilluan në Sakhir.
Kampionët e botës në fuqi për pilotë dhe konstruktorë dominuan testet.
View this post on Instagram
Pas 66 xhirove, Maks Vershtapen regjistroi kohën më të shpejt, me një minutë, 32 sekonda e 548 të mijëtat. Ai ishte rreth 7 të dhjetat më i shpejt se Leklerk me Ferrari, teksa Sainz zbriti në pistë vetëm në provat e pasdites.
Xhorxh Rasëll regjistroi vetëm kohën e gjashtë me makinën Mercedes, me skuadrën që preferoi mos ti niste testimet me Luis Hamilton.
Me pak fjalë, ky ishte sinjali se kampionin britanik e pret një vit si i ndarë në shtëpi, pasi njoftoi se në 2025-ën do ti bashkohet Ferrarit. (A2 Televizion)