Medaljet dhe objektivat, rrëfimi i nënkampionit të Europës, Erkand Qerimaj

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 17:31 | Sporte të tjera

Tre medalje argjendi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Kjo është arritja fantastike e dy kampionëve kuqezi, Erkand Qerimaj dhe Krist Ramadani, në eventin që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.

Qerimaj u shpall nënkampion Europe në stilin e shkëputjes, me 155 kilogramë të ngritura, duke marrë medaljen e argjendit në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Në të njëjtën garë, por me rezultatet nga bateria B, erdhën edhe dy tituj nënkampionë Europe për Krist Ramadanin. Ai u pozicionua i dyti në shtytje dhe në dy garësh me 341 kilogramë të ngritura në total, duke fituar dy medalje argjendi.

Sakaq, Erkand Qerimaj në një intervistë me moderatoren Dea Kozma në studion e A2Sport rrëfeu të gjitha emocionet e garës në Sofje.

E kam shprehur dhe në intervistën para kampionatit Europian që synoja zonën e medaljeve. Është bërë një punë shumë e madhe, një stërvitje, një regjim gjatë gjithë kohës për të arritur te treshja e Europës, duke marrë medaljen e argjendit. Baraz me kamionin e Botës dhe Europës, vetëm diferenca ishte që ngritja u realizua më përpara dhe rregullorja. Unë luftova për atë peshë sepse kështu ishte strategjia e garës dhe jam shumë i kënaqur që arrita të marrë medaljen e argjendit, për veten, familjen dhe gjithë ata njerëz që më motivojnë për të mbajtur lart flamurin kombëtar", tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos