Dy sportistë humbin jetën në Kampionatin Botëror të Triathlonit në Spanjë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 08:08 | Sporte të tjera

Dy sportistë humbin jetën në Kampionatin Botëror të

Dy atletë, njëri nga Britania dhe tjetri nga Meksika, humbën jetën në ditën e parë të finaleve të kampionatit të triathlonit Torremolinos-Andalucia, të dy duke garuar në garën e sprintit të moshave të treta.

“Triathlon Britania” konfirmoi vdekjen e një prej anëtarëve të ekipit të tij të moshës së tretë, pa zbuluar identitetin e tij ose shkakun e vdekjes, ndërsa Federata Meksikane e Triathlonit raportoi vdekjen e Roger Mas Colomber, në moshën 75-vjeçare.

“Me pikëllim të thellë ju informojmë se dy garues një nga Meksika, një nga Britania kanë vdekur në Kampionatin Botëror të Triathlon Torremolinos-Andalucia AG Sprint Distance,” tha në një deklaratë World Triathlon.

Torremolinos po pret ngjarjen nga 17-20 tetor, me më shumë se 5,500 atletë nga mbi 80 vende që konkurrojnë, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos