E ardhmja premton, mundja, sporti që po tërheq çdo vit e më shumë fëmijët

Nga A2 CNN
25 Janar 2026, 11:22 | Sporte të tjera

E ardhmja premton, mundja, sporti që po tërheq çdo vit e

Mundja është nga ato sporte që vitet e fundit na ka sjellë suksese historike me dy medaljet e para olimpike nga dy mundësat Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Një sukses për vendin tonë që ka frymëzuar edhe fëmijët, pasi ka ngjallur interes edhe te brezi i ri. Që të vegjël, ata mësohen të guxojnë dhe të përballojnë çdo lloj sfidë.

Prioritet për federatën e mundjes mbetet brezi i ri, që sipas presidentit Sahit Prizreni, premton shumë për të ardhmen.

Këtë sezon, në kryeqytet u zhvillua dhe kampionati kombëtar për moshat U-9 dhe U12. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos