
Është dhënë dënimi i parë në lidhje me skandalin e basteve në basketbollin amerikan (NBA). Timothy McCormack u dënua të mërkurën me dy vite burg nga një gjykatës federal në Nju Jork.
“Kam luftuar me varësinë nga bixhozi për më shumë se gjysmën e jetës sime”, deklaroi McCormack, i cili u dënua për mashtrim të platformave të basteve sportive, duke përdorur informacione jopublike për të vendosur baste shumë fitimprurëse, të lidhura me performancën e lojtarëve të NBA-së, të cilët dyshohet se ishin pjesë e skemës.
McCormack ishte pjesë e një skeme që dyshohet se përfshinte lojtarë dhe trajnerë në NBA, si Terry Rozier, Chauncey Billups dhe Damon Jones.
(A2 Televizion)