
Anthony Joshua është plagosur në një aksident fatal me makinë në Nigeri, njoftoi Policia vendase.
Sipas mediave të huaja, ish-kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, 36 vjeç, po udhëtonte në pjesën e pasme të një Lexusi të zi, kur u përplasën me një kamion të ndalur në autostradë.
Policia tha se Joshua pësoi lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për trajtim, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet vdiqën.
Sipas korpusit federal të sigurisë rrugore nigeriane (FRSC), aksidenti ndodhi në autostradën Lagos-Ibadan në Makun, rreth 30 milje në veriperëndim të qytetit më të madh të vendit, Lagos, rreth mesditës sipas kohës lokale.

Trupa tha se gjetjet paraprake tregojnë se Lexusi "dyshohet se po udhëtonte përtej limitit të përcaktuar me ligj" dhe "humbi kontrollin" ndërsa po parakalonte përpara se të përplasej me kamionin, i cili ishte parkuar në anë të rrugës, shkruan A2 CNN.
"Shkaqet kryesore të aksidentit janë shpejtësia e tepërt dhe parakalimi i gabuar, të cilat përbëjnë shkelje të rënda të rregullave të trafikut dhe mbeten ndër shkaqet kryesore të aksidenteve fatale rrugore në autostradat nigeriane", tha FRSC në rrjetin social ‘X’.

Po ashtu bëhet e ditur se Joshua kishte shkuar në Nigeri për të vizituar familjen e tij, një ritual që e bënte shpesh në fundvit.
Aksidentimi i Joshua erdhi disa ditë pas ndeshjes që ai luajti me youtub-erin Jake Paul, ndeshje e cila u fitua me nokaut nga ish-kampioni i botës. (A2 Televizion)