Mundja është një nga sportet që vitet e fundit i ka sjellë vendit tonë suksese historike, me dy medaljet e para olimpike nga dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.
Një sukses për Shqipërinë, që ka frymëzuar edhe fëmijët, pasi ka ngjallur interes edhe te brezi i ri. Që të vegjël, ata mësohen të guxojnë dhe të përballojnë çdo lloj sfide.
Prioritet për Federatën e Mundjes mbetet brezi i ri, i cili, sipas presidentit Sahit Prizreni, premton shumë për të ardhmen, shkruan A2 CNN.
Këtë sezon, në kryeqytet u zhvillua edhe kampionati kombëtar për moshat U-9 dhe U-12. (A2 Televizion)