Këtë fundjavë, Tirana u kthye në kryeqendrën e sportit pasi për të nëntin vit radhazi u zhvillua Maratona e Tiranës.
Më shumë se 5 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës garuan në kryeqytet në një atmosferë festive që kishte përfshirë gjithë qytetin.
Ashtu si në vitet e kaluara, eventi më i madh sportiv në vend përfshinte katër kategori.
Maratona e plote me një distance prej 42 km, gjysmë maratona 21 km , kategoria e tretë ishte me 10 km dhe kategoria e katërt me emrin We Too ku vraponin njerëz me aftësi te veçanta dhe që shpërndanin mesazhe për kauza të ndryshme.
Për herë të parë në 9 vite, në këtë garë nuk mori pjesë kampionia e Shqipërisë, Luiza Gega ndërsa finishin e garës se madhe e prenë sportistet nga Afrika.
Edhe në këtë garë, numri i sportistëve të huaj ishte i madh. Disa profesionistë dhe disa të tjerë për pasion, Maratona e Tiranës sipas tyre i arriti të gjitha pritshmëritë.
Secili garues që preku finishin e kategorisë së tij, u pajis me një medalje ndërsa për tre vendet e para të çdo gare, Bashkia e Tiranës shpërndau dhe shpërblime financiare.
(A2 Televizion)