Tirana bie në Pogradec, liqenoret marrin kreun në Superligën e volejbollit

Nga Artin Halili
18 Tetor 2025, 20:29 | Sporte të tjera

Tirana bie në Pogradec, liqenoret marrin kreun në Superligën e

Skuadra e Pogradecit vijon momentin e shkëlqyer në kampionat duke arritur një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Tiranës, në një ndeshje të fortë dhe me intensitet të lartë.

Vajzat verdh e blu treguan karakter dhe ekuilibër në lojë, duke imponuar ritmin në setet vendimtare dhe duke kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Ky triumf vjen pas një serie rezultatesh pozitive dhe tregon konsistencën e ekipit në këtë fazë të kampionatit. Me këtë fitore, Pogradeci ngjitet në vendin e parë të renditjes së Superligës, duke lënë pas Tiranën në vend të dytë dhe Dinamon në të tretin, dhe duke bërë të qartë ambiciet për titullin kampion.

Trajneri Besnik Lisha dhe stafi teknik theksojnë rëndësinë e përqendrimit dhe vazhdimësisë së punës, ndërsa skuadra do të përgatitet tashmë për sfidat e ardhshme me synim ruajtjen e kryesimit dhe forcimin e pozicionit në kampionat.

Në këtë moment, Pogradeci dëshmon se është një ekip i kompletuar, me lojtare të përgatitura teknikisht dhe mentalisht, gati për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos