Nesër, në orën 15:00, Lando Norris do të niset nga “pole position” në Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1.
Piloti i McLaren ishte më i shpejti në provat zyrtare në Zandvoort, duke e ndalur kronometrin në 1'09"673.
Pas shiut që ndikoi rezultatet e provave të lira, seanca kualifikuese u zhvillua në pistë të thatë dhe anglezi arriti të linte pas Max Verstappen (+0.356) dhe Oscar Piastri (+0.499).
Charles Leclerc i gjashti dhe Carlos Sainz i njëmbëdhjeti janë rezultatet me të cilat Ferrari mbylli provat zyrtare. (A2 Televizion)