Blerja më e re e Chelsea turpërohet përpara portës bosh

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 09:28 | Sporte të tjera

Blerja më e re e Chelsea turpërohet përpara portës bosh

Lojtari më i ri i Chelsea, Marc Guiu është vënë në shënjestër të tifozëve pas rastit të pastër për gol që ai humbi në ndeshjen kualifikuese përballë Servette, e vlefshme për Conference League.

18 vjeçari i cili mbërriti në Londër pas aventurës te Barcelona, doli vetëm për vetëm me portën bosh, në ndeshjen e tij debutuese me blutë, por nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë.

Portjeri i zviceranëve Jeremy Frick arriti të bllokonte topin e të riut, ndonëse mundësitë ishin shumë të pakta.

Megjithatë, Chelsea arriti ta fitojë këtë ndeshje me rezultatin e pastër 2-0.

A2 CNN Livestream

Latest Videos