Atletja olimpike, Rebecca Cheptegei, ka vdekur disa ditë pasi ish-partneri i saj e lagu me benzinë dhe i vuri flakën.
33-vjeçarja nga Uganda, garuese në maratonë në Lojërat Olimpike të Parisit pak javë më parë, u sulmua të dielën dhe pësoi plagë të shumta, shkruan A2 CNN.
Autoritetet në Kenia, ku Chetptegei jetonte dhe stërvitej, thanë se ajo u sulmua pasi po kthehej nga kisha. BBC shkruan se ajo dhe ish-partneri kishin një betejë ligjore për pronësinë e një sipërfaqe toke në Uganda, pranë kufirit me Kenian, ku ka shumë qendra stërvitore për atletët.
Cheptegei u rendit në vend të 44-t në maratonën e Olimpiadës së Parisit. (A2 Televizion)