Fitoi medaljen e bronzit në “Paris 2024”, Laura Fazliu: Ia dedikoj të gjithë shqiptarëve

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 16:30 | Sporte të tjera

Kosova fiton medaljen e dytë në Lojërat “Paris 2024” dhe të pestën medalje olimpike në total. Pas medaljes së argjendtë nga Distria Krasniqi, më e fundit që u ngjit në podium ishte Laura Fazliu.

Ajo mposhti rivalen kroate, Katarina Kristo duke fituar bronzin. Për Laurën, kjo medalje erdhi si shpërblimi i punës 10 vjeçare, e stërvitur nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka.

 Në konkurrimin e saj në Paris, Fazliu kishte si trajnere të dedikuar kampionen e parë olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi. Stafi i ekipit dardan e festoi triumfin poshtë Kullës Eifel, ashtu si e meriton një sukses i përmasave kaq të mëdha.

“Është me të vërtetë një ndjenjë shumë e mirë, një emocion shumë i veçantë...Ka qenë ëndrra ime që të bëhem medaliste olimpike. Jam shumë e lumtur që gjithë ky mund, gjithë kjo sakrificë u shpërblye me medalje olimpike. Medaljen ia dedikoj krejt shqiptarëve, krejt Kosovës, familjes, klubit...” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos