“Mbretëresha” australiane e notit, McKeown gati për historinë. Feston edhe Britania e Madhe

Nga Erald Kodhelaj
31 Korrik 2024, 14:50 | Sporte të tjera

“Mbretëresha” australiane e notit, McKeown gati për

Kaylee McKeown arriti të mbronte me sukses titullin olimpik në garën e 100 metrave shpinë, duke iu bashkuar legjendave australiane të notit.

Vajza 23-vjeçare triumfoi edhe në Lojërat 2024, duke e rritur në tre numrin e medaljeve të arta në Olimpiadë. Paraqitja në Paris ishte spektakolare, duke vendosur edhe një rekord të ri olimpik, me kohën 57 sekonda e 33 të qindtat.

Në Tokio, McKeown u bë notarja e parë femër që fitoi medalje të artë për Australinë në 100 metra shpinë, ndërsa tani u konfirmua sërish si më e mira. Pasi barazoi rekordin e medaljeve me legjenda si Titmus, Ian Thorp apo Fraser, nëse fiton edhe garën e 200 metrave shpinë, Kaylee McKeown mund të bëhet sportistja e parë olimpike e Australisë që merr 4 medalje të arta.

Në garat e notit, festë kishte edhe për Britaninë e Madhe, që fitoi stafetën 4 herë 200 metra në stil të lirë, duke mposhtur rivalët amerikanë me 1 sekondë e 35 të qindtat. Ekipi britanik arriti të mbronte titullin olimpik pas triumfit në Tokio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos