Një pjesë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” po zhvillohen edhe 15 mijë kilometra larg kryeqytetit francez.
Konkurrimi në garat e sërfit për eventin më të rëndësishëm sportiv në botë u krye në Tahiti. Kjo është mënyra për të shfrytëzuar dallgët perfekte dhe për të garantuar spektakël maksimal.
Momentet mahnitëse nuk munguan dhe këtë e konfirmojnë fotografitë e garave. Së pari, një balenë që shfaqet në afërsi të vendit ku po zhvilloheshin garat, duke u zhytur me forcë në ujë.
Imazh ikonik ishte edhe ai i sportistit brazilian, Gabriel Medina, që pasi siguroi medaljen e bronzit fluturoi mbi dallgë me gishtin e ngritur. (A2 Televizion)