Anulohen përsëri stërvitjet në lumin Senë, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ujit. Edhe pse atletët në Lojërat Olimpike duhej të përgatiteshin për garat e notit në ambient të hapur, ata u detyruan të qëndronin pushim.
Organizatorët e “Paris 2024” e cilësuan ujin të papërshtatshëm për të notuar. Bëhet fjalë për stërvitjen e pestë që anulohet në lumin Senë prej startit të Lojërave, me katër të parat që ndikuan vetëm te gara e triathlonit.
Tashmë ka pasiguri për zhvillimin normal të garave të notit në datat e përcaktuara në kalendar. (A2 Televizion)