Historia e medaljes së gjakut

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 10:26 | Sporte të tjera

Historia e medaljes së gjakut

Flavia Saraiva pësoi një çarje në vetull gjatë performancës së saj në paralelet asimetrike në garën ekipore të gjimnastikës artistike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, e cila u fitua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Simone Biles në krye.

Gjimnastja braziliane, e cila u çorientua pas goditjes dhe mori trajtim mjekësor, tha: “Nuk mund të shihja, më rridhte gjak. Pyesja vajzat se ku isha. Më pas, vura dorën në fytyrë dhe vura re që isha gjakosur. Unë nuk kuptova asgjë vetëm dëgjoja mjekun e ekipit që më thonte se gjithçka ishte në rregull”.

Historia e medaljes së gjakut

Saraiva shpjegoi se si ndodhi incidenti: “Mendoj se gjuri më goditi syrin kur u ndala. Vetëm kur pashë veten në tokë, të shtrirë dhe me gjurin në fytyrë”.

Pavarësisht kësaj, Flavia Saraiva u rikuperua dhe ndihmoi Brazilin të mposhtë Britaninë e Madhe (164.263) dhe të arrijë medaljen e bronztë me rezultatin 164.497, vetëm pas Italisë (165.494) dhe Shteteve të Bashkuara (171.296).

Historia e medaljes së gjakut

Brazili, i përbërë nga Rebeca Andrade, Jade Barbosa, Lorrane Oliveira, Flavia Saraiva dhe Julia Soares, u bë ekipi i parë nga Amerika e Jugut që fitoi një medalje olimpike në të gjithë historinë e gjimnastikës.

Historia e medaljes së gjakut (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos