Simone Biles, gjimnastja më e dekoruar në historinë amerikane

Nga Erald Kodhelaj
31 Korrik 2024, 16:38 | Sporte të tjera

Simone Biles fitoi medaljen e pestë të artë në Lojërat Olimpike, duke u kthyer në mënyrë triumfuese në konkurrimin ekipor të gjimnastikës.

Me paraqitjen në Paris 2024, atletja amerikane konfirmoi statusin si një prej sportisteve më të mira në histori. Suksesi erdhi vetëm tre vjet pas tërheqjes nga Olimpiada në Tokio.

Biles është gjimnastja më e dekoruar e të gjitha kohërave dhe me paraqitjen e saj ajo i siguroi Shteteve të Bashkuara të Amerikës medaljen e 11 olimpike në eventet ekipore.

Vajzat amerikane nuk kishin rivale, edhe sepse Franca nuk arriti të kualifikohej në finale, teksa medalja e argjendit u fitua nga Italia. Në shkallën më të ulët të podiumit u pozicionua Brazili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos