Përfundon Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, triumfon holandezi

Nga Çaku Tafa
22 Maj 2026, 13:47 | Sporte të tjera

Përfundon Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, triumfon

Turi çiklistik i Shqipërisë 2026 ka përfunduar sot me etapën e pestë e të fundit. Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier, ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të.

Policia Rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri në 13:15, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Me një itinerar prej 121,3 kilometrash, etapa ishte mjaft emocionuese dhe me shpirt luftarak gare nga çiklistët e 18 ekipeve pjesëmarrëse, shkruan A2.

Pas rreth tre orësh garë, i pari në finish mbërriti 22-vjeçari Gabriele De Fabritts, përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar, i cili la pas grekun Georgios Bouglas, ndërsa në vendin e tretë u rendit rumuni Alin Toader.

Pas garës, vetë fituesi u shpreh se gara ishte emocionuese dhe se luftoi përgjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, fiituesi i gjithë edicionit u shpall holandezi Niels Reemeijer, i cili u shpreh mjaft i emocionuar teksa Shqipërinë e ka cilësuar një vend të bukur.

Ky aktivitet solli në Shqipëri frymën e çiklizmit ndërkombëtar duke promovuar sportin, garën dhe bukuritë e vendit përgjatë pesë ditëve intensive të kompeticionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos