Kombëtarja shqiptare e basketbollit të vajzave U16 ka arritur të fitojë medaljen e bronzit në Europianin për moshat.
Në ndeshjen që u zhvillua në Pejë të Kosovës, vajzat kuqezi arritën të fitonin me rezultatin 61-57 me një paraqitje dinjitoze ndaj Maltës, shkruan A2.
Më e mira e parketit u shpall Anja Kasa, që u vlerësua dhe si pjesë e formacionit më të mirë të kampionatit.
Ky sukses i garanton përfaqësues shqiptare vendin e tretë në Divizionin C. (A2 Televizion)