Jannik Sinner ka hyrë përfundimisht në historinë e tenisit, duke u bërë tenisti i parë italian që fiton titullin e Wimbledonit.
Numri një i botës ka mposhtur në finale spanjollin Carlos Alcaraz, kampionin në fuqi, me rezultatin 4-6, 6-4, 6-4, 6-4, pas tre orësh e katër minutash lojë spektakolare.
Sinner e nisi finalen me disa vështirësi: pas një avantazhi 4-2 në setin e parë, italiani humbi katër game radhazi, duke i dhënë Alcarazit setin e parë. Por që nga ai moment, Jannik nuk e dorëzoi më shërbimin, dominon ndeshjen dhe nuk i la më shanse spanjollit të bëjë tris në fushën e shenjtë të Wimbledonit, shkruan A2 CNN.
Në momentin më të vështirë, ndryshe nga Parisi ku u ndal në finale, Sinner nuk gaboi: me shërbim në dorë në 5-4 të setit të katërt, e mbylli me stil, duke siguruar Grand Slam-in e katërt në karrierë, por të parin në Europë pas dy titujve në Australian Open dhe triumfit vitin e kaluar në US Open. (A2 Televizion)