“U trishtova kur e pash Mike Tyson në atë gjendje”, legjenda e boksit: E habitshme që nuk ra në tapet

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 17:59 | Sporte të tjera

“U trishtova kur e pash Mike Tyson në atë gjendje”,

Ish-kampioni i boksit, meksikani Juan Manuel Márquez, ka komentuar rikthimin e legjendës së boksit Mike Tyson në ring, i cili u mund nga Jake Paul, në ndeshjen e zhvilluar të premten në AT&T Stadium në Arlington, Teksas.

Në një intervistë për ProBoxTV, Márquez u shpreh i zhgënjyer për faktin që një legjendë e boksit si Tyson është përfshirë në një ndeshje me një YouTuber si Paul.

Márquez theksoi se gjatë ndeshjes, Tyson pati vështirësi për të mbajtur ritmin dhe në disa raste nuk mundi të koordinonte lëvizjet e tij, duke mos pasur as një sulm të efektshëm. Ai e pranoi se ishte e habitshme që Tyson nuk u nokautua nga Paul, megjithëse ai kishte kaluar 8 raunde të tëra në ring. "Ishte e jashtëzakonshme që Tyson nuk u nokautua, por të shohësh një figurë kaq të madhe të sportit në këtë gjendje, më shkaktoi shumë trishtim," tha Márquez.

Ish-kampioni i boksit shprehu gjithashtu respekt për atë që Tyson i ka dhënë boksit, por sugjeroi që ai nuk duhet të kthehet më në ring. "Nuk duhet të mendojë më për të rikthyer në ring, ai duhet të dedikohet më shumë si trajner," shtoi Márquez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos