Legjenda e tenisit i jep fund karrierës në moshën 38-vjeçare

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 18:00 | Sporte të tjera

Legjenda e tenisit i jep fund karrierës në moshën

Rafael Nadal nuk i fshehu lotët dhe emocionet e tij në atë që ishte ndeshja e fundit si profesionist.

Legjenda e tenisit përfaqësoi Spanjën në “Kupën Devis”, duke u eliminuar në fazën çerekfinale.

“Askush nuk do të arrijë në këtë pikë. Unë nuk jam i lodhur duke luajtur tenis, por trupi im nuk pranon ta bëjë më këtë. Dhe unë duhet ta pranoj.  Dua thjesht të kujtohem si një njeri i mirë dhe si një djalosh që ndoqi ëndrrat e tij dhe që arriti më shumë nga sa kishte ëndërruar”.

Spanjolli 38 vjeçar le pas një trashëgimi suksesi, si një prej tenistëve më të mëdhenj të historisë.

Ai fitoi 22 tituj Grand Slam. Mes tyre 14 në “Roland Garros”, ku mban rekordin, që e pagëzoi edhe me emrin “Mbreti” i fushave me dhe të kuq.

Nadal triumfoi gjithashtu edhe në turnetë e tjerë Grand Slam, duke fituar 4 herë US Open dhe nga dy herë Wimbledon dhe Australian Open. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos