Legjenda e basketbollit, Michael Jordan vizitoi Greqinë, duke kaluar kohë në ishullin e Spetses dhe duke marrë pjesë në eventin e tij personal të markës në Athinë, të titulluar “Bordi i Madhështisë”.
Legjenda e NBA-së darkoi në një restorant në Vouliagmeni me yje të tjerë të ligës së parë, si Luka Doncic, Carmelo Anthony dhe Bam Adebayo, dhe siç doli, ai ishte shumë i kënaqur me përvojën e tij.
Menuja, e bazuar në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, u kurua nga pronari dhe shefi i restorantit, Giorgos Papaioannou. Siç raportohet Jordan u emocionua nga mikpritja dhe përvoja, dhe e shpërbleu ekipin e restorantit me një bakshish bujar që do të jetë i vështirë për t’u harruar.
Legjenda e NBA la një bakshish prej 10 mijë eurosh në restorantin grek, pasi mbajti një fjalim në darkë, duke folur me lavde për Greqinë.
“Greqia është atdheu i perëndive të lashta, ku lindën heronjtë legjendarë dhe filloi koncepti i madhështisë. Në një moment vendimtar, kur e ardhmja e markës Jordan po formësohet, ne morëm frymëzim nga ky vend unik. Ashtu si kur planifikon rrugën drejt madhështisë, kërkohen orë të panumërta përsosmërie, ky koleksion u krijua në Itali, nga artizanë që nuk pranojnë asgjë më pak se përsosmërinë si rezultat përfundimtar të punës së tyre”, tha Jordan gjatë darkës. (A2 Televizion)