Amerikania Gabby Thomas fitoi më në fund titullin olimpik, të cilin e kishte kërkuar dhe premtuar gjatë. Atletja dominoi garën e200 metrave, duke fituar medaljen e artë në Paris 2024. Triumfi i amerikanes bëri që Julien Alfred të mos realizonte dopietën e titujve olimpikë në garat e sprintit. Pas fitores në 100 metra, ku i dhuroi ishullit shtet të karaibeve Seint Lusha medaljen e parë olimpike, ajo mori edhe argjendin.
27-vjeçarja Thomas, ishte më e shkëputur nga rivalja dhe regjistroi kohën 21 sekonda e 83 të qindtat. Në momentin e kalimit në finish ajo vendosi duart në kokë dhe nisi të qeshte, thuajse sikur nuk e besonte rezultatin fantastik.
Në kërcim së gjati, greku Tentoglou arriti distancën 8metër e 48 centimetër, duke u bërë i dyti në histori që mbron titullin olimpikas legjendarit Carl Lewis. Kjo ishte medalja e parë e artë për shtetin fqinj në Lojërat e Parisit.
Kanadezja Camryn Rogers fitoi medaljen e artë olimpike në flakjen e çekiçit për femra, me 76 metër e 97 centimetër. Falë këtij rezultati, ajo zbriti nga froni tre herë kampionen polake Anita Vlodarzik.
Winfred Yavi nga Bahreini triumfoi në garën e 3000 metrave me pengesa për femra. Një sukses me të cilin mposhti favoriten nga Uganda, Peruth Chemutai që nuk arriti të mbronte titullin dhe u kënaq me argjendin. Yavi e realizoi këtë arritje duke vendosur edhe një rekord olimpik me kohën 8 minuta, 52 sekonda e 76 të qindtat. (A2 Televizion)
Olimpiada “Paris 2024”, Thomas fiton garën e 200m, Yavi record në 3000m me pengesa
