Noti kuqezi zhgënjen në Paris, eliminohet Grisi Koxhaku

Nga Erald Kodhelaj
30 Korrik 2024, 14:57 | Sporte të tjera

Pjesëmarrje me ftesa dhe përfaqësim modest në Lojërat Olimpike. Edhe në “Paris 2024”, prezenca e notit kuqezi ka qenë vetëm për statistikë dhe kryesisht për kënaqësinë e pjesëmarrjes.

Grisi Koxhaku, notari i ekipit olimpik shqiptar, konkurroi në garën e 100 metrave stil i lirë. Ai e mbylli garimin në vendin e pestë të baterisë së tretë, me kohën 52 sekonda e 32 të qindtat.

Ashtu siç u konfirmua edhe nga faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Shqiptar, paraqitja ishte modeste. Koxhaku ishte larg rivalëve dhe pa asnjë shans për të synuar kualifikimin.

Për djaloshin, pjesëmarrja në “Paris 2024” shënoi edhe debutimin në Olimpiadë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos